Ditëlindja e 92 e Papës së Nderit shoqërohet me debatin e abuzimeve me të miturit Papa i Nderit, Benedikti XVI

Ditëlindja e 92 e Papës së Nderit shoqërohet me debatin e abuzimeve me të miturit

09:47, 16/04/2019
A+ Aa A-

Ditëlindja e Papës së Nderit sivjet shoqërohet me debate rreth shkrimit të tij kushtuar abuzimeve. Lexojmë, me këtë rast, tre dokumente, që i bashkojnë dy Ipeshkvijtë e Romës, në betejën kundër kësaj plage, shkruan Radio Vatikani.

Papa i nderit arrin cakun e 92 vjetëve. E këtë herë ditëlindja e tij shoqërohet me një debat të fortë rreth një shkrimi - a disa vërejtjeve - siç i quajti ai vetë - kushtuar temës së shpërdorimeve mbi të miturit. Në këtë tekst, Benedikti XVI, duke kërkuar përgjigje të drejta për plagën e shpërdorimeve, shkruan: “Ilaçi për sëmundjen, që na kërcënon ne e botën mbarë kohët e fundit, nuk mund të  jetë tjetër, veçse lëshimi i plotë në dorë të dashurisë së Zotit. Nuk mund të pritet kurrfarë shprese nga një Kishë e bërë nga ne, e ndërtuar nga duar njerëzore, që beson në aftësitë e veta. Nëse reflektojmë mbi çka duhet bërë, “është e qartë se nuk kemi nevojë për një Kishë tjetër, të shpikur nga ne”. Sot, “Kisha shikohet  kryesisht si një lloj aparati politik” e “kriza, e shkaktuar prej shumë rasteve të abuzimeve nga ana e meshtarëve, të nxit të arrish deri në atë pikë, sa ta konsiderosh si diçka të parealizuar, që duhet ta marrim në dorë ne vetë e ta formojmë në një mënyrë të re. Por mbi një Kishë, të bërë prej nesh, nuk mund të mbështetet kurrfarë shprese!”.plagët e që ka një emër: “Jezu Krisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco