Notre Dame, pse Franca e kundërshtoi idenë e Trump për të hedhur ujë nga lart

Notre Dame, pse Franca e kundërshtoi idenë e Trump për të hedhur ujë nga lart

08:57, 16/04/2019
A+ Aa A-

Pse zjarri në katedralen e Notre Dame është aq i vështirë për t’u shuar? Kjo është pyetja që mundon. Binarët e çatisë së drunjtë shekullore të Notre Dame, veshja prej guri dhe arkitektura gotike e lartësive, e bënë zjarrin e së hënës veçanërisht të vështirë për t’u ndalur dhe zjarrfikësit e Parisit meritojnë lëvdata për përpjekjet e tyre, thanë ekspertët.

Problemi më i madh, thanë ata, ishte ndërhyrja në trarët e tavanit të drunjtë, që formojnë kornizën e çatisë së lartë. Ishte mjaft evidente që në 20 minutat e para që do të ishte një zjarr i keq, tha Gregg Favre, një ish-zjarrfikës i departamentit të San Louis në SHBA.

Mundësitë e ndërhyrjes nga ajri, të sugjeruara nga Presidenti amerikan Donald Trump u konsideruan të pamundshme. “Ndoshta depozitat me ujë hedhur nga ajri do të mund ta ndalonin. Duhet vepruar me shpejtës” shkroi Trump në Twitter.

Por Agjensia franceze e sigurisë, siguria Civile, tha në tëitter, në anglisht, duke iu përgjigjur sugjerimit të Trump, se hedhja e ujit nga ajri mund të dobësonte strukturën e Notre Dame dhe të sillte një dëmtim të godinave pranë saj.”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco