“Zjarri në Notre Dame është nën kontroll’, njofton Ministria e Brendshme e Francës

“Zjarri në Notre Dame është nën kontroll’, njofton Ministria e Brendshme e Francës

08:27, 16/04/2019
A+ Aa A-

Laurent Nunez, Sekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme të Francës u tha gazetarëve të martën në mëngjes se zjarri që shkatërroi katedralen e Notre Dame në Paris të hënën ishte “nën kontroll’, por nuk nuk ishte shuar plotësisht.

“Ka ende shpërthime të vogla, procesi i ftohjes vazhdon, vatra të reja janë njoftuar. Rreziku i zjarrit tani është përjashtuar, problemi është lidhur me ndërtesën, të dimë si struktura do t’i rezistojë zjarrit të rëndë të natës së kaluar.”

Ai tha se kishte pasur një takim të ekspertëve nga bordi i arkitektëve francezë që po përpiqet të përcaktojë nëse struktura është e qëndrueshme dhe nëse zjarrfikësit mund të hyjnë brenda dhe të vazhdojnë misionin e tyre.

Nis hetimi

Zyra e Prokurorisë së Parisit tha për CNN se hetuesit kishin filluar të dëgjonin dëshmitë nga punëtorët e ndërtimit që punonin në këtë objekt.

Pjesët e katedrales 850 vjeçare kishin qënë duke u restauruar, por është akoma e paqartë nëse kjo punë ka lidhje me zjarrin, që filloi herët mbrëmjen e së hënës./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco