Bernard Henri Levy: Zemra e Parisit po përvëlohet

Bernard Henri Levy: Zemra e Parisit po përvëlohet

08:01, 16/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Parisit njoftoi mëngjesin e sotëm se zjarri në katedralen e Notre Dame po vihen nën kontroll.

‘Zemra e Parisit po përvëlohet,”  tha intelektuali i njohur francez Bernard-Henri Levy, tek përshkroi ndjenjat e tij kur ai pa  katedralen e Notre Dame në flakë. ‘Tingulli i Francës po digjej...Unë këtë ndjesi pata, që po ndodhte diçka shumë e rëndë në historinë e vendit tim dhe të Perëndimit”.

Në të gjithë Parisin, turma banorësh dhe turistësh përqafonin njeri-tjetrin ndërsa zjarri çmendej të hënën në mbrëmje. Të tjerë mbushnin bregun eSenës, që nga kryevepra gotike, duke  u lutur, përkundër shpresës se 400 zjarrfikës do të mund të parandalonin dëmet e mëtejshme. Të tjerë akoma mbanin kokat me duar, duke mos qënë në gjendje ta shikonin atë skenë.

Ndërtesa madhështore ka tërhequr artistë dhe arkitektë nga e gjithë botadhe për gjenerata katolikëhs, ai ka qënë një vend pelegrinazhi dhe lutjesh.

“Kjo nuk mund të ndodhte, po më çaher zemra”, mërmëriti një grua. “Jo Notre Dame, jo Notre Dame”.../SYRI.NET

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco