Nusja e ISIS-it merr ndihmë juridike për të rifituar shtetësinë britanike

Nusja e ISIS-it merr ndihmë juridike për të rifituar shtetësinë britanike

07:27, 16/04/2019
A+ Aa A-

Shamima Begumit, e cila i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik kur ka qenë 15 vjeçe, i është dhënë ndihmë juridike për të luftuar vendimin për t'ia marrë shtetësinë britanike.

Shamima, tani 19 vjeçe, ka udhëtuar nga Londra drejt Sirisë në vitin 2015. Asaj i është marrë shtetësia britanike në shkurt, pasi është gjetur në një kamp refugjatësh në Siri dhe ka thënë se dëshiron të kthehet në Britani.

Familja e saj ka thënë më herët se planifikon ta sfidojë vendimin. Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se vendimi i Agjencisë për Ndihmë Juridike për të ndihmuar Shamiman e bën situatën "të pakëndshme".

Megjithatë, ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar është "një vend që beson se njerëzit me mjete të kufizuara duhet të kenë qasje në burimet e shtetit, nëse duan t'i sfidojnë vendimet që shteti i ka marrë rreth tyre".

Ndihma juridike është ndihma financiare e siguruar nga tatimpaguesit për ata që nuk janë në gjendje të përballojnë vetë përfaqësimin ligjor, pavarësisht se bëhet fjalë për një të akuzuar për krim apo një viktimë që kërkon ndihmën e një avokati gjatë procesit gjyqësor./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi16/04/2019 08:08

Çfare do ajo...iku me deshire...se nuk pelqente Britanine....nuk e donte kulturen Europiane..qefin e kishte te jetonte si kafshe...familha e saj cberi per ta parandaluar..asgje....tani do rikthimin e shtetesise Britanike...pleher femer e pleher familje

Shto koment

Denonco