VIDEO/ Anglezi që pastron gurët e memorialit të Holokaustit të Pragës

VIDEO/ Anglezi që pastron gurët e memorialit të Holokaustit të Pragës

11:45, 15/04/2019

Anglezi  Trevor Sage,  ia kushton kohën e tij të lirë, pastrimit të gurëve të memorialit të Holokaustit në Pragë. Ai thotë se nuk do të lejojë që viktimat të zhduken për të dytën herë.

Rregullisht, Trevol ulet në gjunjë rrugëve dhe nis t’i fshijë gurët, që t’i bëjë të dukshme të dhënat në 311 gurët e memorialit, ku shkruhen emrat dhe vendet ku viktimat jetuan.

“Në Çeki, kur gurët zhduken,  ndihem sikur ata janë zhdukur për të dytën herë. Kështu, unë mendova se këtu duhet të jem dikushi, që ka përgjegjësi për këtë.

Unë pastroj kryesisht brenda një muaji apo pesë javëve, të 311 gurët në Pragë. Dhe kthehem herë pas here, mbi gurët, në ditët e ditëlindjeve të secilit.”/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco