Katër ngjarjet që pret bota këtë javë: nga Pulitzer tek Pashkët

Katër ngjarjet që pret bota këtë javë: nga Pulitzer tek Pashkët

09:11, 15/04/2019

“Është e hënë, është javë e re dhe ndërsa ne nuk do të pretendonim të dimë gjithçka që pritet të ndodhë në shtatë ditët që vijnë, kemi njëfarë ideje për atë që po vjen, shkruan sot BBC. - Ja disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe interesante që priten këtë javë:

I. Koha për çmimin Pulitzer

Të hënën zbulohen fituesit e Çmimit Pulitzer 2019 në gazetari, prozë letrare dhe muzikë. Është çmimi më prestigjioz në gazetari dhe shpesh shërben si një akt për të kujtuar ngjarjet më të rëndësishme me të cilat bota është përballur një vit më parë.

Vitin e kaluar, për shembull, fituesit përfshinë momente nga lëvizja “MeToo, abuzimet seksuale nga burrat me pushtet, dhuna e nacionalizmit të bardhë, refugjatët në Majnmar dhe lufta kundër drogës në Filipine. Nëse ndonjë nga fituesit e këtij viti do të ketë të bëjë me hetimin ndaj presidentin amerikan, ai mund të reagojë siç bëri në fund të marsit.

2. Transmetohet një program "urgjent"

Të enjten, ajo që përshkruhet si një dokumentar urgjent mbi ndryshimet klimaterike nga Sir David Attendborought, do të transmetohet në Britaninë e Madhe. Filmi i BBC One do të hedhë një vështrim mbi efektet më domethënëse të ndryshimeve klimaterike që tashmë janë duke u ndjerë, por edhe një vështrim  mbi atë që pritet të ndodhë në të ardhmen. Ai gjithashtu do të afrojë këshilla mbi atë që individë dhe qeveri mund të bëjnë për të parandaluar dëmet e ardhshme dhe Sir David duke reflektuar mbi ndryshimet që ai vetë ka dëshmuar në dekada.

Image

3. Zgjedhjet e papara në Indonezi

Zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe rajonale në indonezi do të mbahen të mërkurën. Janë shumë vendime që do të merren brenda një dite dhe cilido që do të dalë në krye, do të udhëheqë vendin më të madh mysliman ën botë deri në vitin 2024.

Janë 245 mijë kandidatë në të gjithë vendin.

800 mijë qendra votimi.

192 milionë votues të regjistruar.

Vetëm 6 orë për të hedhur votën.

Image

4. Fundjava e Pashkës

Më shumë se 2.3 miliardë të krishterë nëpër të gjithë botën do të festojnë pashkën të dielën. Festa më e rëndësishme e kalendarit të krishterë do të fillojë më ceremonitë e së Premtes ku do të shënohet kryqëzimi i Krishtit. Kjo është data më e  vonë e Pashkës që nga viti 2011, kur ajo ra në 24 prill. Data koinçidoi me hënën e parë të plotë pas ekuinoksit të pranverës.

(P.S. Ndoshta duhet të verifikoni nëse duhet të shkoni në punë të hënën...”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco