Boeing 737 Max 8 qëdron në tokë deri me 19 gusht

Boeing 737 Max 8 qëdron në tokë deri me 19 gusht

07:02, 15/04/2019

Siç duket modeli i avionit Boeing 737 Max 8 do vazhdojë të qëndrojë në tokë edhe për disa kohë. Pas dy aksidenteve të rënda kompanitë e fluturimit akoma nuk i besojnë avionit.

Kompania American Airlines njoftoi se të gjitha fluturimet me Boeing 737 Max 8 do të shtyhën deri me datë  19 gusht. Kjo bën që avioni të vazhdojë të qëndrojë i ulur.

Në këtë mënyrë, sipas AP, rreth 115 fluturime të American Airlines në ditë do të shtyhen ose 1.5 përqind e fluturimeve gjatë sezonit veror.

Zyrtarët e kompanisë thanë se besojnë që Boeing 737 MAX do të marrë një çertifikatë të re të sigurisë për fluturime para datës së 19 gushtit, por ata do të dëshironin të ketë besueshmëri maksimale të avionit për kulmin e sezonit turistik.

Avionët Boeing 737 MAX janë ateruar në të gjithë botën pas rrëzimit të avionit të Airlines Ethiopian ku humbën jetën 157 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Vetëm pesë muaj më parë, për shkak të një arsyeje të ngjashme, u rrëzua edhe 737 MAX i kompanisë indoneziane Lion Air, ku 189 persona humbën jetën.

American Airlines zotëron 24 dhe pret edhe 16 aeroplanë të tjerë 737 MAX këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco