E rëndë! Vëllai vret motrën 6 vjeçare

E rëndë! Vëllai vret motrën 6 vjeçare

06:21, 14/04/2019
A+ Aa A-

Një 4 vjeçar ka vrarë aksidentalisht motrën e tij 6 vjeçare.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Paulding County, Gjeorgji.

Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën nëna e tmerrua”, ka treguar policia vendase.

Ndërkohë policia mendon se i vogli e ka marrë pistoletën në kroskotin e automjetit dhe goditi Millie në anën e djathtë të kokës.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, vogëlushja nuk arriti që të mbijetonte. Lidhur me këtë ngjarje nuk do të ngrihen akuza as ndaj nënës apo 4-vjeçarit, shkruajnë mediat e huaja.

“Ndonjëherë, për fat të keq, ndodhin aksidente dhe gjërat e këqija ndodhin me njerëz të mirë,”-tha oficieri Henson.

Pas vdekjes së 6-vjeçares, familja e vogëlushes ka marrë vendimin për dhurimin e organeve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco