VIDEO/ Pas 30 vjetësh, Kolumbia merr nën kontroll rezidencën e Pablo Escobar

VIDEO/ Pas 30 vjetësh, Kolumbia merr nën kontroll rezidencën e Pablo Escobar

20:11, 12/04/2019
A+ Aa A-

Gati 30 vjet pas vdekjes së tij, shteti kolumbian ka marrë nën kontroll “La Manuela”-n, rezicendën verore që Pablo Escobar pati ndërtuar për familjen, e sidomos për të bijën.

Qeveria kolumbiane e konfiskoi vilën në vitin 2005, pas një procesi ligjor që përfshinte sekuestrimin e aseteve kriminale, por vetëm me letra.

“Mbreti” i kokainës e kishte blerë pronën në Guatapé pas lindjes së vajzës së tij, Manuela, në vitin 1984, e në nder të saj i kishte vënë edhe emrin. E gjithë ndërtesa ka mure dyshe, me qëllimin që brenda tyre të fshiheshin lehtësisht parà dhe kokainë, ndërsa luksin ia shtonte një disko private, një pishinë, një sallë madhështore të ftuarish, një fushë tenisi dhe një fushë futbolli, që përdorej edhe si pistë për uljen e helikopterëve.

Një grup i quajtur “Los Pepes”, i krijuar nga karteli rival me Escobarin, “Cali”, e dëmtoi keqas “La Manuela”-n në vitin 1993 me shpërthimin e 200 kg tritol.

Escobari arriti asokohe të largohej në kohë, vetëm për t’u vrarë pak më vonë atë vit, në qytetin e tij të lindjes Medelin. Pas vdekjes së të atit, Manuela Escobar u largua bashkë me të ëmën drejt Argjentinës, e nuk u kthye më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco