Pas arrestimit në Londër, kundërshtohet ekstradimi i Assange në SHBA

Pas arrestimit në Londër, kundërshtohet ekstradimi i Assange në SHBA

13:13, 12/04/2019
A+ Aa A-

Julian Assange do të dalë përpara gjykatës së Londrës më 2 Maj, ku pritet të ketë një vendim për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Arrestimi i tij të enjten erdhi pas një vendimi të autoriteteve të Ekuadorit për t’i hequr azilin polik pas 7 vitesh qëndrimi në ambasadën e këtij vendi në Londër. Për kryeredaktorin e Ëikileaks, arrestimi i Assange është sulm ndaj fjalës së lirë.

“Shtetet e Bashkuara duan të përcjellin një mesazh. Ky mesazh nuk i drejtohet Assange, por gazetarëve në gjithë botën, se ata nuk duhet t’i presin rrugën një superfuqie që ka në dorë çdo gjë”.

Arrestimin e Assange e kundërshtoi edhe lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, i cili në Tëitter shkroi se qeveria e Londrës duhet ta refuzojë ekstradimin e tij në SHBA. Sipas tij, Assange i shërbeu të vërtetës duke ekspozuar krimet e ushtrisë amerikane në Irak e Afganistan.

Kreu i Ëikileaks mund të merret nën hetim edhe për skandalin e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-s, pas publikimit të email-eve të Hillary Clinton, që dyshohet se u grabitën nga hakerat e shërbimeve sekrete ushtarake ruse.

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Assange për konspiracion me ish-pjesëtaren e stafit të zbulimit ushtarak amerikan Chelsea Manning. Ajo vuan dënimin në burgjet amerikane pasi u shpall fajtore për zbulimin e qindra mijëra materialeve të klasifikuara që faktonin shkeljet e ushtrisë amerikane në Irak e Afganistan.

Falë bashkëpunimit me Assange, dokumentet sekrete ose “Kabllogramet” siç u quajtën, u bënë publike në gjithë botën përmes Wikileaks në vitin 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco