VIDEO/ Sërish Juncker, pothuajse i vë flakën zonjës së parë

VIDEO/ Sërish Juncker, pothuajse i vë flakën zonjës së parë

11:25, 12/04/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka goditur sërish me një incident që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe në mediat botërore.

Juncker pothuajse i vuri zjarr Zonjën e Parë të Ruandës gjatë një ceremonie të ndezjes së flakës, siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme.

Jeannette Kagame, 56 vjeç, qëndronte në krah të burrit të saj, në momentin kur ndodhi incidenti.

Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimeve të Gjenocidit të Kigalit, për të përkujtuar 25 vjetorin e gjenocidit që la 800.000 njerëz të vdekur.

Edhe më herët Juncker ka pasur disa incidente qesharake, dhe është akuzuar se përdor alkool edhe para takimeve zyrtare që ka pasur, duke u shfaqur me marrje të këmbëve.

Po vetë presidenti i KE-së është justifikuar duke thënë se ka pasur probleme me një sëmundje të kockave, dhe nuk ka qenë i dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/04/2019 16:05

Edhe eurokadrinjtë mundohen të godasin me shpifje. Zoti Junc-kar nuk ka pirë kurrë në jetë alkol. Ai pi vetëm shnaps, por edhe shnapsin nuk e pi para orës 10 të mëngjesit, prandaj deri në orën 10 e keni esëll, në se keni ndonjë punë me të, ngrihuni herët dhe nxitoni. E sigurta tjetër është që nuk përdor kokainë.

Shto koment

Denonco