May: E vetmja zgjidhje, Brexit me marrëveshje

May: E vetmja zgjidhje, Brexit me marrëveshje

06:36, 08/04/2019
A+ Aa A-

Brexit ka futur Britaninë e Madhe në një rrugë ku nuk dihet përfundimi. Për rreth dy javë janë hedhur shumë marrëveshje për votim por asnjëra nuk mori votat e duhura  për tu miratuar.

Shumë analistë të politikës mendojnë se Britani do ketë një brexit pa marrëveshje. Krejtësisht ndryshe mendon kryeministrja Theresa May.

Ajo tha se zgjidhja e vetme është një Brexit me marrëveshje.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos komunikimit me ligjvënësit”, duke shtuar se të dy partitë ishin pajtuar për nevojën e mbrojtjes së fuqisë punëtore dhe ndalesës së lëvizjes së lirë.

“Sa ma shumë që zgjatet, aq më shumë do të jemi në rrezik të moslargimit nga BE-ja kurrë”, shtoi May. Mbretëria e Bashkuar ka afatin e fundit më 12 prill për tu larguar nga Bashkimi Evropian, por ende nuk është arritur marrëveshje në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco