Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Salvini dhe Le Pen, aleancë për zgjedhjet europiane

Salvini dhe Le Pen, aleancë për zgjedhjet europiane

10:52, 06/04/2019
A+ Aa A-

Matteo Salvini dhe Marine Le Pen kanë zhvilluar një takim rreth një orë në Paris, ndërsa kanë rënë dakord për një aktivitet të përbashkët përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve europiane në Sheshin Duomo në Milano.

Dy liderët e partive nacionaliste dhe populiste kanë një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet europiane, ndërsa janë zotuar se deri në maj do të punojnë për të zgjeruar aleancën e tyre me parti të tjera sovraniste.

“Jemi të angazhuar për të zgjeruar aleancën për këdo që më 26 maj do të ndryshojë faqe, për të pasur pak më shumë mirëkuptim në Europë”, ka thënë kryetarja e “Frontit Nacional” në Francë, Marine Le Pen.

Pas zgjedhjeve, parashikohet që forcat populiste të kenë grupin e dytë më të madh në Parlamentin Europian, duke diktuar politikat e Bashkimit Europian për katër vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco