Brexit, Britania e Madhe lëshon pasaporta pa mbishkrimin ‘Bashkimi Evropian’

Brexit, Britania e Madhe lëshon pasaporta pa mbishkrimin ‘Bashkimi Evropian’

09:53, 06/04/2019
A+ Aa A-

Pavarësisht shtyrjes së Brexitit, Britania e Madhe ka filluar të lëshojë pasaporta që nuk e kanë mbishkrimin “Bashkimi Evropian” mbi emrin e shtetit.

Pasaportat e reja janë prezantuar nga 30 marsi, një ditë pas afatit të propozuar për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, disa njerëz mund t’i pranojnë ende pasaportat e versionit të vjetër deri në harxhimin e sasisë së tyre.

Një qytetare britanike e ka publikuar fotografinë e pasaportës së re, duke thënë se është tmerruar nga ndryshimi që ajo ka në krahasim me pasaportën e vjetër.

Susan Hindle Barone, e cila e mori pasaportën e re të premten, tha se ka menduar që dizajni i këtij dokumenti nuk do të ndryshojë përderisa Britania vazhdon të jetë pjesë e BE-së.

Largimi i mbishkrimit “Bashkimi Evropian” është bërë për shkak të planit të këtij shteti për t’u larguar nga BE-ja në fund të muajit të kaluar.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe tha se pasaportat me dhe pa mbishkrimin “Bashkimi Evropian” nuk kanë ndonjë dallim në vlerë dhe të gjitha mund të përdoren për të udhëtuar kudo në botë, shkruan “BBC”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco