Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantet kolumbian

Libia në prag lufte civile

Libia në prag lufte civile

01:31, 06/04/2019
A+ Aa A-

Gjendja në Libi po përkeqësohet me shpejtësi pasi dy fraksione ushtarake rivale janë zotuar të marrin kryeqytetin Tripoli. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje kundër përdorimit të forcës ushtarake e gjithashtu sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh, ndodhet në Tripoli për t’i nxitur palët të arrijnë një marrëveshje.

Libia është në prag të luftës civile. Militantët në perëndim të vendit janë zotuar të ndeshen me një komandat të ushtrisë në përpjekje për të marrë nën kontroll Tripolin.

Përparimi i forcave të drejtuara nga mareshali Khalifa Haftar, që drejton një armatë të vetëshpallur në lindje, ka nxitur frikën e përballjes me militantët të kontrollojnë Tripolin.

Forcat e milicisë në qytetin perëndimor Zawiya dhe Misrata njoftuan herët të premten se po mobilizoheshin për të ndaluar trupat e mareshalit Haftar, disa orë pasi ky i fundit urdhëroi marshimin në drejtim të kryeqytetit Tripoli.

Libia është e ndarë midis dy fraksioneve rivale, një që mbështet mareshalin Haftar në lindje të vendit dhe një tjetër i bazuar në Tripoli dhe në perëndim që mbështetet edhe nga qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara.  

Me anë të një deklarate të përbashkët të enjten, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kundër përdorimit të forcës ushtarake.

“Përdorimi i forcës ushtarake vetëm do të shtyjë Libinë drejt kaosit,” thekson deklarata.

Që nga rënia e Muammar Gaddafi-t në vitin 2011, Libia është përfshirë nga kaosi dhe dhuna, ndërkohë kanë dështuar përpjekjet e drejtuara nga Kombet e Bashkuara për të rimëkëmbur institucionet kryesore.

Kundër veprimeve ushtarake u shpreh edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve Antonio Guterres, që ndodhet në Tripoli në përpjekje për të nxitur nënshkrimin e një marrëveshjeje paqe me mbështetje ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco