Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dënim kapital për tradhtinë dhe homoseksualët, ligji hyn ne fuqi pas 4 ditësh

Dënim kapital për tradhtinë dhe homoseksualët, ligji hyn ne fuqi pas 4 ditësh

19:02, 31/03/2019
A+ Aa A-

Të mërkurën, në Brunei hyn në fuqi një ligj që do ta ndëshkojë tradhtinë bashkëshortore dhe marrëdhëniet homoseksuale me dënimin maksimal me vdekje.

Kushdo që do të shpallet fajtor për këto krime, do të qëllohet me gurë deri në vdekje sipas një Kodi të ri Penal, të bazuar te “Sheriati”, ligji islamik që nënvizon ndëshkime të ashpra trupore.

Ligji ishte paralajmëruar nga sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, në vitin 2014 dhe ka nisur të aplikohet gradualisht në vendin e vogël në ishullin e Borneos në Azinë juglindore.

Faza më e fundit e implementimit përfshin masat e reja brutale dhe vendi nuk ka plane që të tërheqë ligjin, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që legjenda e popit, Elton John t’i bashkohet mikut të tij George Clooney, në apelet për bojkotin e 9 hoteleve në pronësinë e Bruneit. 72-vjeçari, aktivist veteran i të drejtave të homoseksualëve, tha se ky trajtim është i papranueshëm.

Nëntë hotelet e përmendura nga Clooney ndodhen në SHBA, Britani, Francë dhe Itali. Mes tyre, hoteli ekskluziv londinez “Dorchester” dhe “Beverly Hills Hotel” në Los Angeles.

Clooney e bëri apelin për bojkot më herët këtë javë duke thënë se, sa herë që frekuentohet një nga këto hotele jepen parà që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e atyre që zgjedhin të qëllojnë me gurë dhe kamzhik deri në vdekje qytetarët e tyre, për faktin se janë homoseksualë apo akuzohen për tradhti.

Brunei është një monarki absolute, që sundohet prej 51 vitesh nga sulltani Hassanal Bolkiah. Homoseksualiteti është i paligjshëm në sulltanat, por tani do të bëhet krim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco