Fitohet lotaria e çmendur në SHBA: 768,4 milionë dollarë!

Fitohet lotaria e çmendur në SHBA: 768,4 milionë dollarë!

10:39, 31/03/2019
A+ Aa A-

Çmimi i tretë më i madh në historinë e SHBA ka një fitues. Një biletë e vetme e shitur në Wisconsin u përputh me të 6 numrat e Powerball natën e së mërkurës për të kapur kështu çmimin e madh prej 768,4 milionë dollarësh. Për këdo që e e pati atë biletë, jeta tani është gati një çmenduri.

Çmimi ishte fillimisht 750 milionë dollarë, por u ngrit akoma më shumë për shkak të shitjes së madhe të biletave. Shansi për ta fituar ishte 1 në 292 milionë.

Natyrisht që fituesi nuk do ta gëzojë të gjithë shumën e raklamuar. Nëse ai zgjedh ta marrë atë si një pension që i jepet përgjatë tre dekadave ose si përnjëherë, taksat do t’i hanë një pjesë të madhe të fitimit. Zyrtarët e Lotarisë janë të detyruar të mbajnë 24% për taksat federale. Edhe Wisconsin do ta marrë një copë./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco