Ndalohen 10 persona, dyshohet se po përgatisnin akt terrorist

Ndalohen 10 persona, dyshohet se po përgatisnin akt terrorist

23:16, 30/03/2019
A+ Aa A-

Policia gjermane ka arrestuar ditën e sotme 10 persona të dyshuar se po përgatisnin një akt terrorist.

Lajmin e ka dhënë një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf i cili tha se autoritetet po verifikojnë për lidhje të mundshme mes personave të arrestuar dhe grupit militant Shteti Islamik.

“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e ISIS-it ose simpatizantë të kësaj organizate”, u mësua të ketë thënë zëdhënësi.

Aktualisht të ndaluarit po mbahen në paraburgim, ndërsa Agjencia e lajmeve DPA citon zyrtarë vendas të pohojnë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërsa nuk dihet për kombësinë e të tjerëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco