Turqia nuk ndalet, rriten me 3.4% eksportet

Turqia nuk ndalet, rriten me 3.4% eksportet

22:24, 29/03/2019
A+ Aa A-

Eksportet e Turqisë në muajin shkurt kanë shënuar rritje me 3.4 për qind në 13 miliardë e 593 milionë dollarë ndërsa importet pësuan rënie me 16.9 për qind në 15 miliardë e 727 milionë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜ?K), ka publikuar të dhënat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin shkurt dhe periudhën janar-shkurt të krijuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë.

Sipas kësaj, eksportet e Turqisë në muajin shkurt janë rritur me 3.4 për qind në 13 miliardë e 593 milionë dollarë, ndërsa importet me një rënie me 16.9 për qind në 15 miliardë e 727 milionë dollarë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë deficiti i tregtisë së jashtme në këtë periudhë, është ulur me 63.1 për qind në 2 miliardë e 134 milionë dollarë, shkruan AA.

Raporti i mbulimit të eksporteve ndaj importeve (Coverage Ratio), nga 69.4 për qind që ishte në shkurt të vitit të kaluar është rritur me 86.4 për qind për të njëjtin muaj të këtij viti.

Periudha janar-shkurt

Eksportet e Turqisë në periudhën janar-shkurt janë rritur me 4.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 26 miliardë 783 milionë dollarë ndërkohë që importet me një rënie prej 22.4 për qind janë tkurrur në 31 miliardë 398 milionë dollarë.

Për periudhën në fjalë, deficiti i tregtisë së jashtme ka rënë me 69 për qind në 4 miliardë e 615 milionë dollarë. Në këtë periudhë, Raporti i mbulimit të eksporteve ndaj importeve (Coverage Ratio) është llogaritur si 85.3 për qind. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco