Vrasja e gazetarit në Sllovaki, jep dorëheqjen prokurori

Vrasja e gazetarit në Sllovaki, jep dorëheqjen prokurori

21:24, 29/03/2019
A+ Aa A-

Një prokuror i profilit të lartë ka dhënë dorëheqjen në Sllovaki, pas dyshimeve se ai kishte kontakte me persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një gazetari.

Vetëm disa kohë më parë, në shtetin sllovak u shënua vrasja e gazetarit Jan Kuciak, shkruan “Reuters”.

Kuciak u vra në shtëpi me të fejuarën në muajin shkurt 2018. Ai shkroi për korrupsionin politik dhe për mashtrimet e qeverisë.

Vrasja e Kuciak ka bërë që dy prokurorë të profilit të lartë të japin dorëheqjen, të gjendur nën presionin e masave që mbushën sheshet. Më herët, pikërisht për vrasjen e Kuciak, dha dorëheqjen edhe ish-kryeministri Robert Fico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco