Portreti i vjedhur i Pikasos 'Dora Maar' gjendet pas 20 vjetësh Një holandez i njohur si “Indiana Xhons i botës së artit”, ka gjetur një pikturë të Pikasos që ishte vjedhur para 20 vjetësh.

Portreti i vjedhur i Pikasos 'Dora Maar' gjendet pas 20 vjetësh

13:22, 26/03/2019
A+ Aa A-

Një holandez i njohur si “Indiana Xhons i botës së artit”, ka gjetur një pikturë të Pikasos që ishte vjedhur para 20 vjetësh.

Artur Brand tha se portreti kishte qarkulluar në rrjetet kriminale holandeze për vite pasi ishte marrë nga jahti i një sheiku saudit në vitin 1999.

“Buste de Femme” (Dora Maar) ishte e para e piktuar në 1938 dhe tani mendohet të vlejë deri në 25 milionë euro.

Dora Maar ishte e dashura e Pablo Pikasos dhe muza e tij për shtatë vjet. Piktura varej në shtëpinë e tij deri ditën e vdekjes, në 1973.

Artur Brand u bë i famshëm vitin e kaluar në media pasi gjeti një mozaik biznatim në Shën Mark. Ai ishte vjedhur nga një kishë në Qipro në 1970-ën.

 Ai mori po ashtu lavde ndërkombëtarisht në 2015 pasi gjeti “Kuajt e Hitlerit”, dy statuja bronzi të skulptorit nazist Jozef Thorak.

Piktura e Pikasos, i tha ai agjensisë së lajmeve AFP, ishte qarkulluar për vite, shpesh duke u përdorur si kolateral herë për një marrëveshje droge e herë për një marrëveshje armësh.

Po si e gjeti?

Kërkimi i Brandit për portretin e vjedhur filloi në vitin 2015 pasi ai dëgjoi se “një Pikaso e vjedhur nga një anije” qarkullonte nëpër kriminelët në Holandë dhe pse ai nuk e dinte saktësisht se cila pikturë ishte.

Pas disa vitesh kërkimesh, Brand zbuloi se piktura ishte “Buste de Femme” (Dora Maar) e njohur edhe si Portreti i Dora Maar.

Dora Maar, e lindur me emrin Thodora Markoviç në 1907,  ishte një fotografe e njohur dhe artiste. Ajo ishte lidhur me Pikason nga viti 1936 deri në 1943. Vdiq në 1997 në moshën 89 vjeçe.

Piktura ishte vjedhur nga "Coral Island’, një jaht luksoz, që i përkiste miliarderit saudit, sheikut Abdul Mohsen Abdulmalik Al-Sheikh kur ishte ankoruar në Antiba/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco