PE vendos me vota: Do të vazhdojë ndryshimi i orës dy herë në vit

PE vendos me vota: Do të vazhdojë ndryshimi i orës dy herë në vit

13:02, 26/03/2019
A+ Aa A-

Parlamenti Europian ka vendosur të mos e heqë ritualin e ndryshimit të orës dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Ligji i ri që u hodh në votim synonte që të ruhej një orë e vazhdueshme në çdo vend. Nga 651 deputetë, 228 votuan që t’i jepej fund ndryshimeve stinale të orës, por 399 deputetë e refuzuan ligjin.  24 deputetë abstenuan.

Parlamenti Europian ka mbështetur kështu propozimin për të ndaluar ndryshimin e detyrueshëm të orës, i cili zgjat orët e ditës gjatë verës në mbarë Bashkimin Europian. Propozimi synonte t’i jepte të drejtën çdo shteti anëtar të zgjidhte që nga viti 2021: të mbante sistemin aktual të orës së verës ose ta hiqte ndryshimin e orës dy herë në vit.

Sipas direktivës së BE, të 28 shtetet tani kalojnë në orën e verës që nga e diela e fundit e marsit dhe kthehen në orën e dimrit në të dielën e fundit të tetorit.

Komisioni Europian, i ngarkuar me hartimin e legjislacionit të BE, e bëri propozimin vitin e kaluar, pas një konsultimi publik që tregoi se 85% e të anketuarve dëshironin të hiqej ndryshimi dy herë në vit i orës. Nga 4.6 milionë përgjigje në këtë konsultim, 70% ishin nga gjermanët.

Por deputetët dhe Komisioni theksojnë se shtete duhet të koordinojnë zgjedhjet e tyre, që të zvogëlojnë rrezikun e problemeve të ekonomisë nga larmia e sistemeve të ndryshme të orës./SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco