Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FOTO/ Alarm për bomba në të gjithë Gjermaninë, evakuohen Këshillat e qyteteve Policia ka rrethuar zonën përpara këshillit të qytetit në qytetin jugor të Augsburg më 26 mars 2019, pasi mori emaile për sulme me bombë.

FOTO/ Alarm për bomba në të gjithë Gjermaninë, evakuohen Këshillat e qyteteve

11:36, 26/03/2019
A+ Aa A-

Godinat e Këshillave bashkiakë në disa qytete gjermane u evakuuan të martën pas disa kërcënimeve për bombë, që u morën me emaile gjatë natës, thanë rajonet e Policisë.

“Një kërcënim kundër Këshillit të Qytetit Augsburg u mor, dhe godina e Këshillit bashkiak u zbraz. Tani ne jemi duke hetuar,” tha Policia e qytetit jugor në Twitter.

Rajonet e Policisë postuan mesazhe të ngjashme nga disa qytete, nga Neunkirchen, Kaiserslautern, Chemnitz,  Goettingen dhe Rendsburg.

Shumë forca policore thanë se janë duke kërkuar me qen për eksplozivë dhe qarkullimi nëpër qytete është ndërprerë.

Bild citoi një burim policor që tha se niveli i kërcënimit nuk kishte ndryshuar.

Në janar, gjykatat në tre qytete gjermane morën kërcënime për bombë, por asnjë shpërthim nuk ndodhi./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco