Muri me Meksikën, Pentagoni autorizon transferimin e 1 miliard dollarëve

Muri me Meksikën, Pentagoni autorizon transferimin e 1 miliard dollarëve

09:38, 26/03/2019
A+ Aa A-

Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliardë dollarëve tek  inxhinjerët e ushtrisë për  ndërtimin e murit të ri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Fondet e akorduara janë të parat në kushtet e emergjencës kombëtare të deklaruar nga Presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe ndërtuar pengesën që ai premtoi gjatë fushatës elektorale.

Demokratët kanë protestuar kundër kësaj lëvizjeje.

Fondet do të përdoren për të ndërtuar rrethimin 91 km.

Presidenti Trump e ka konsideruar situatën në kufirin jugor një “krizë” dhe këmbëngul se barrierë fizika është e nevojshme për të ndaluar kriminelët që të kapërcejnë kufirin për në Amerikë. Kritikët e tij thonë se ai e ka fabrikuar emergjencën e kufirit.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, kishte “autorizar komandantin e inxhinjerëve të Korpusit të Ushtrisë Amerikane të fillojnë planifikimin dhe ekzekutimin deri në 1 miliardë dollarë në mbështetje të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Doganave dhe Patrullës Kufitare.”

Deklarata citon një ligj federal që i jep Departamentit të Mbrojtjes, autoritetin të ndërtojë rrugë dhe gardhe dhe të instalojë ndriçim për të bllokuar korridoret e kontrabandimit të drogës përmes kufijeve ndërkombëtare të SHBA, në mbështetje të aktiviteve kundër drogës të agjensive federale të zbatimit të ligjit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco