Pas raportit të Muller, familja Trump mediave: Kërkoni falje publike

Pas raportit të Muller, familja Trump mediave: Kërkoni falje publike

08:28, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ivanka Trump e ka publikuar në Tëitter një citim nga ish-presidenti Abraham Lincoln pas publikimit të raportit të Robert Mueller për hetimin e tij në ndërhyrjen ruse të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

”E vërteta është shfajësimi më i mirë kundër shpifjeve” – Abraham Lincoln”, kjo ishte ajo që vajza e parë postoi në rrjetin e famshëm social.

Ky postim erdhi disa orë pasi Raporti i Muellerit, në një përmbledhje nga prokurori i përgjithshëm Ëilliam Barr, nuk gjeti asnjë provë që kampanja e presidentit Donald Trump kishte përfshirje nga Rusia në zgjedhjet e vitit 2016.

Vëllau i Ivankës, Eriku, gjithashtu ishte i zëshëm pas shfajësimit të babait të tij nga hetimi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ai bëri shumë postime, ku ndër të tjera e goditi gjigantin mediatik “CNN” për shpifje të vazhdueshme ndaj presidentit Trump.

Ai gjithashtu kërkoi që familjes t’i bëhet kërkim falje publike nga shumë medie, të cilat aluduan për përfshirje të presidentit me rusët.

Djali tjetër i presidentit, Donald Trump i Riu shkoi edhe më larg me postimet e tij. Ai shkroi se nuk po mund të besojë se si demokratët janë të dëshpëruar që presidenti nuk bashkëpunoi me rusët.

“Dy vjet të sulmeve të vazhueshme, mashtrimi më i madh ndaj popullit amerikan dhe si u përgjigjem ne? Ekonomi që po lulëzon. Shkalla më e ulët e papunësisë për njerëzit me ngjyrë, hispanikët dhe gratë. Rroga në rritje. Ndoshta demokratët duhet të i lënë anash teoritë konspirative dhe të mundohen të bashkëpunojnë me presidentin për të mirën e amerikanëve”, shtoi ai, shkruan Daily mail.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco