Zgjedhjet në Tajlandë, konfuzion pas votimit

Zgjedhjet në Tajlandë, konfuzion pas votimit

21:07, 25/03/2019
A+ Aa A-

Gjendja në Tajlandë mbetet e paqartë pas zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan pasi vendi u qeveris nga junta ushtarake që nga viti 2014. Por partia Pheu Thai, e lidhur me ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra që jeton në azil, njoftoi të hënën se ka filluar bisedimet me partitë e tjera kundër juntës, për të formuar një qeveri koalicioni. Një ditë pas zgjedhjeve nuk duhet ende kush ka fituar. Edhe partia pro ushtrisë ka njoftuar formimin e qeverisë.

Komisioni Zgjedhor njoftoi se partia pro ushtrisë ka marrë më shumë vota, por deri tani janë raportuar parregullsi të shumta dhe shpallja e rezultatit është shtyrë për në 9 maj.

Gjatë një konference për shtyp, kandidati për kryeministër i partisë, Sudarat Keyuraphan tha se formimi i qeverisë duhet t’i përgjigjet vullnetit të popullit.

Nga zgjedhjet e së dielës janë njoftuar vetëm rezultatet e pjesshme dhe situata do të jetë më e qartë të premten. Sekretari i përgjithshëm i Pheu Thai, tha se në zgjedhje u vu re një dëshirë e popullit për t’iu rikthyer demokracisë dhe bëri thirrje që vullneti i popullit të respektohet. Komisioni Zgjedhor do të shpallë rezultatin përfundimtar më 9 maj.

Mbi 50 milionë njerëz kishin të drejtën për të votuar në zgjedhjet e së dielës, të parat që kur gjenerali Prayuth Chan-ocha rrëzoi nga pushteti kryeministren Yingluck Shinawatra, pesë vjet më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco