Ndodh dhe kjo! Avioni niset për Gjermani dhe përfundon në Skoci

Ndodh dhe kjo! Avioni niset për Gjermani dhe përfundon në Skoci

20:52, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me kompaninë British Airway. Një avion i cili nis nga Londra dhe kishte si destinacion Düsseldorf, Gjermani, përfundoi në Edinburg të Skocisë.  Sipas BBC, ky ishte një gabim i rrugës, pas së cilës fshihet  plani i gabuar i fluturimit.

Komandantit dhe bashkëpilotit të aeroplanit, siç pranohet nga vetë British Airways, duket se u janë dhënë harta të gabuara, koordinatat e të cilave më pas hynë në mënyrë të pashmangshme në sistemin e navigimit.

Kur dëgjuan “Mirësevini në Edinburg”, “mirësevini në Edinburg”, udhëtarët ishin të bindur se ishte një shaka. Por në fakt e gjithë  ngjarja rezultoi të ishte  e vërtetë.

“Kërkojmë falje klientëve për këtë pengesë në udhëtimin e tyre dhe ne do t’i kontaktojmë ata individualisht,” u shpreh në një deklaratë linja ajrore, e cila sugjeron disa dëmshpërblime të mundshme mbi pagesat.

Ndërkohë British Airway ka njoftuar se ka hapur një hetim për arsyen pse nisja është prezantuar si një plan i gabuar i udhëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco