May e pranon: Nuk kam mbështetje të mjaftueshme për marrëveshjen e Brexit

May e pranon: Nuk kam mbështetje të mjaftueshme për marrëveshjen e Brexit

19:52, 25/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka filluar ta pranojë humbjen e saj me proçesin Brexit. Ajo ka thënë se nuk e zotëron shumicën e deputetëve për të fituar me vota marrëveshjen e saj.

Ajo tha se do të vazhdojë të bindë deputetët britanikë për ta mbështetur para se bëhet votimi i tretë në Parlament.

Kryeministrja do të urdhërojë deputetët e Tory që të votojnë kundër një përpjekjeje nga një grup deputetësh, të kryesuar nga Tory Sir Oliver Letëin, për të miratuar planin e saj.

Qeveria do t'i jepte deputetëve kohë, por zonja May tha se ishte "skeptike" rreth procesit.

Ajo theksoi se qeveria nuk do të angazhohej për të dhënë rezultatin e votave, por do të "angazhohej në mënyrë konstruktive" me deputetët. Kujtojmë se liderët europianë i ka lënë afat për një marrëveshje deri më 22 maj ose do të dalin nga BE-ja pa marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco