Përplas avionin me lokalin ku ndodheshin 50 veta pasi bëri sherr me gruan….

Përplas avionin me lokalin ku ndodheshin 50 veta pasi bëri sherr me gruan….

14:54, 25/03/2019
A+ Aa A-

Charl Viljoen u filmua duke i dhënë avionit farë pranë tokës, përpara se të përplasej me lokalin në të cilin ndodheshin të paktën 50 persona. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk mori dëmtime, pasi arritën të largoheshin pak momente përpara impaktit. Megjithatë vetë piloti gjeti vdekjen si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.

Dëshmitarë thanë se e kishin parë avionin që po lëvizte në aerodromin Matsieng, pranë Gaborone, kryeqyteti i Botswana dhe për këtë arsye kishin nxituar për të dalë nga ndërtesa. Pamjet e avionit që fluturon fare pranë tokës u publikuan në rrjetet sociale.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike The Sun, pak orë përpara ngjarjes, 38-vjeçari Viljoen kishte shkuar i paftuar në festë. Ai ishte përfshirë në një sherr të ashpër me bashkëshorten të cilën edhe e kishte goditur.

Të pranishmit kishin ndërhyrë, duke e përzënë. Pas kësaj, 38-vjeçari besohet se udhëtoi rreth 48 kilometra në jug, drejt aeroportit Sir Seretse Khama, ku vodhi një avion të vogël. Mediat lokale raportuan gjithashtu se Viljoen, i cili ishte baba i një fëmije, kishte telefonuar nga avioni një mik, për ta pyetur nëse bashkëshortja e tij ishte ende në festë. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u dëmtuan edhe 13 automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco