Humoristi që si më shaka mund të bëhet President i Ukrainës Majtas Poroshenko, në mes Zelenskiuy. Djathtas, Tymoshenko.

Humoristi që si më shaka mund të bëhet President i Ukrainës

11:47, 25/03/2019
A+ Aa A-

Aktori humorist Volodymir Zelenskiu, një rival politik që luan rolin e një presidenti në një serial televiziv popullor është duke duke u ngritur në garën ku ka hyrë për president të Ukrainës, sipas një sondazhi që u publikua të hënën.

Megjithatë, mbështetja për 41-vjeçarin mbetet shumë më poshtë se niveli i duhur për të siguruar fitoren e plotë që në raundin e 31 marsit dhe shumica e votuesve nuk presin që të bëhet ai president, siç tregon sondazhi i KIIS.

Sondazhi i organizatës kërkimore me seli në Kiev e tregon Zelenskiuy me 20.7% të votave, ndërsa Petro Poroshenkon të dytin me 11% dhe lideren e opozitës Yulia Tymoshenko të tretën me 8.1%.

Në total, 39 kandidatë janë regjistruar për zgjedhje. Në qoftë se asnjë kandidat nuk fiton 50% të votave të hedhura, dy të parët në vota do të përballen me njeri-tjetrin në raundin e dytë më 21 prill.

KIIS tha se intervistoi 20004 votues në të gjitha rajonet, përveç Krimesë së aneksuar, në periudhën 14 mars – 22 mars.

Nga këta të pyetur, 22.6% favorizuan aktorik komik Zelenskiy; 16.5% presin që të rizgjidhet Poroshenko, kurse 12.1% konsiderojnë fituese Tymoshenko./SYRI.NET

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco