Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Aksidenti i frkshëm, u shkatërrua gjithçka por ata mbijetuan

Aksidenti i frkshëm, u shkatërrua gjithçka por ata mbijetuan

10:11, 25/03/2019
A+ Aa A-

Dy persona, burrë dhe grua, u bënë pjesë e një aksidenti të tmerrshëm në një autostradë në Britani pranë Milton Keynes.

Makina me të cilën ata po lëviznin u përplas me një kamion dhe u shkatërrua tërësisht. Madje motori përfundoi në asfalt i shkëputur nga pjesa tjetër e makinës. Nëse do shihnit këto pamje, me siguri do të mendoni se nuk bëhet fjalë për të mbijetuar.

Por këtë herë, fati ka qenë me çiftin e bashkëshortëve. Ata u nxorën nga rrënojat e makinës së tyre pas 40 minutash. Burri kishte një goditje të lehtë në syrin e tij të majtë, ndërsa gruaja një shpatull të thyer.

Një oficer i policisë rrugore tha për “Mirror”: “Unë kam parë aksidente të shumta dhe shumë persona kanë humbur jetën me më pak dëme. Ky çift ishte me fat!”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco