Ja kush është mësuesi më i mirë i botës, ç'bën ai në fshatrat e largët të Kenias

Ja kush është mësuesi më i mirë i botës, ç'bën ai në fshatrat e largët të Kenias

08:48, 25/03/2019
A+ Aa A-

Një mësues i shkencave në fshatrat e Kenias, i cili e jep pjesën më të madhe të rrogës së tij për të ndihmuar nxënësit e varfër, ka fituar çmimin prej 1 milion dollarësh si mësuesi më i mirë i botës. Peter Tabichi, një anëtar i urdhrit françeskan, fitoi Çmimin Botëror të Mësuesit 2019.

Vëlla Peter, siç thirret, është vlerësuar për arritjet e tij në një shkollë të tejmbushur me nxënës dhe me fare pak libra. Ai dëshrion që nxënësit të kthejnë sytë nga shkenca për të gjetur rrugën e së ardhmes së tyre.

Çmimi që iu dha në një ceremoni në Dubai, njeh angazhimin e jashtëzakonshëm të mësuesit në një zonë të thellë të Kenias, Rift Valley.

Mësuesi në fjalë jep 80% të rrogës së tij për të ndihmuar nxënësit, në shkollën në fshatin Pwani, për ata që nuk mund të blejnë uniforma dhe libra.

“Nuk është gjithçka paraja”, thotë vëlla Peter, nxënësit e të cilit janë thuajse të gjithë nga familje shumë të varfra; shumë prej tyre janë jetimë ose vetëm me një prind.

Mësuesi 36-vjeçar kërkon të rrisë aspiratat dhe të promovojë shkencën, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë Afrikën.

Mungesa e internetit, e një linje pa probleme, nënkupton që ai duhet të shkojë në një kafe-internet për të shkarkuar leksionet e tij për të dhënë mësim.

Shumë fëmijë ecin më shumë se 6 km në rrugë të keqe për të shkuar në shkollë. Por vëlla Peter është i vendosur që t’u japë atyre mundësinë të mësojnë shkencën dhe të rrisin horizontin.

Nxënësit e tij kanë pasur sukses në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë dhe një çmim nga Shoqata Mbretërore e Kimisë në Britani.

Vëlla Peter tha se një pjesë e sfidës së tij ka qënë që të bindë komunitetet të njohin vlerën e arsimit, duke vizituar familjet e fëmijëve që janë në rrezik të braktisin shkollën. Ai përpiqet t’u ndryshojë mendjen familjeve, që presin që vajzat e tyre të martohen në moshë të vogël, duke i inkurajuar t’i dërgojnë ato në shkollë.

Vëlla Peter tha se çmimi ishte një shenjë optimizmi/SYRI.NET   

Image

Momenti i marrjes së çmimit të madh.

Image

Shumica e fëmijëve ecin deri në 6 km për të shkuar në shkollë.Image

Peter Tabichi, anëtar i urdhrit françeskan, që fitoi Çmimin Botëror të Mësuesit 2019.

Image

Orë mësimi e Peter Tabichi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco