Ciklon i fuqishëm: shira dhe erëra shkatërruese fshikullojnë Australinë

Ciklon i fuqishëm: shira dhe erëra shkatërruese fshikullojnë Australinë

07:32, 25/03/2019

Një ciklon i dytë brenda 48 orëve ka ka sjellë me vete erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyeshëm në rajonet bregdetare të Australisë.

Cikloni Veronika përfshiu rreth 95 km të brigjeve veriperëndimore të rajoneve bregdetare të Australisë të hënën. Pavarësisht se nuk pritet të mbajë gjatë, cikloni i kategorisë së dytë po afrohet ngadalë dhe ka bërë që të lëshohen paralajmërime për vendasit që të qëndrojnë brenda shtëpive.

Ciklroni Trevor, nga ana tjetër, i kategorisë së katërt, goditi territorin e veriut të shtunën.

Shira të rrëmbyeshëm dhe valë të mëdha të fryra nga cikloni veronika kërcënojnë të shkaktojnë përmbytje në Australinë perëndimore, sipas autoriteteve.

Një zonë që shtrihej nga Karratha drejt Port Hedland  u godit nga erëra të stuhishme me shpëjtësi më shumë 125 km në orë, tha Byroja e Meteorologjisë./SYRI.NET

 

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco