Dyfishohen viktimat nga cikloni Idai

Dyfishohen viktimat nga cikloni Idai

17:47, 24/03/2019
A+ Aa A-

Para disa ditëve cikloni Idai goditi Afrikën. Fatkeqëisht nrumei i të vdekure është dyfishuar.

Nga 242 të vdekur që ishin raportuar në Mozambik, të shtunën autoritetet folën 417 viktima.

Të dhënat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruaranë Mozambik, Zimbabve dhe Malavi në rreth 700 njerëz.

Tensionet pritet të rriten më tej. Stuhia ka vrarë të paktën 259 njerëz në Zimbabve, ndërsa në Malavi 56 vetë vdiqën kur shirat e dendur goditën përpara ciklonit.

Por Kombet e Bashkuara thanë se zyrtarët do të jenë në gjendje të përcaktojnë bilancin përfundimtar të viktimave sapo ujërat të tërhiqen.

Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha të shtunën se lumenjtë Buzi dhe Zambezi rrezikonin të dilnin nga shtrati sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco