Media italiane/ Kryeministri Conte njofton largimin nga politika

Media italiane/ Kryeministri Conte njofton largimin nga politika

17:22, 24/03/2019
A+ Aa A-

Në Itali flitet vetëm për sherre brenda qeverisë e parashikimet nga ana e medias italiane janë të ndryshme.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as diskutimet lidhur me të ardhmen politike të disa funksionarëve të lartë të qeverisë, e mes tyre edhe të kryeministrit Giussepe Conte.

“Il Giornale” shkruan se kryeministri italian Conte nuk ka në plan të vijojë një karrierë politike dhe as të jetë kryeministër për një herë të dytë.

Gazeta shkruan se kryeministri ka deklaruar se nuk ka në plan që të punojë për një eksperiencë të re qeveritare.

“Eksperienca ime e qeverisjes mbaron me këtë. Në këto momente kemi një shans të madh, jemi në qeverisje e nuk mund të kalohet duke menduar për një perspektivë për qeverinë e ardhshme” është shprehur Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco