Kapet drogë e fshehur në banane, vlera 51 milionë dollarë

Kapet drogë e fshehur në banane, vlera 51 milionë dollarë

09:12, 24/03/2019
A+ Aa A-

Ishte e fshehur në banane, por policia ka arritur të konfiskojë një sasi të konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për 257 kg kokainë me vlerë 51 milionë dollarë të cilat u konfiskuan në Ukrainë. Droga u zbulua gjatë gjatë një inspektimi në një anije mallrash të Amerikës Jugore që u ankorua në portin e Detit të Zi të Odesë.

Deklarata nuk identifikoi saktësisht shtetin e origjinës së anijes. “Një analizë e shpejtë identifikoi se bëhet fjalë për kokainë”, tha Shërbimi i sigurisë në një deklaratë më 21 mars.
“Pesha e përgjithshme e drogës është 257 kilogramë dhe kostoja e saj e vlerësuar në tregun e zi është më shumë se 51 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.

Droga ishte dedikuar për tregun europian, thanë më tej autoritetet ukrainase duke shtuar se tashmë kanë hapur një hetim të shkallës së gjerë për kontrabandë me drogë. Gjithashtu u njoftua se ka filluar një hetim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco