Të pastrehët gjermanë: Ftohtë është, po më mirë jashtë se në fjetore

Të pastrehët gjermanë: Ftohtë është, po më mirë jashtë se në fjetore

08:29, 24/03/2019
A+ Aa A-

Evropën e ka kapluar i ftohti, i cili ka sjellë edhe viktimat e veta. 80 në Hungari, 8 në Romë. Edhe në Berlin vdiq një i pastrehë nga të ftohtit, megjithëse shtretërit në fjetore rrinë bosh.

Nga Deutsche Welle

Maik jeton prej një gjysmë viti në Berlin. Vendbanimi i tij: poshtë një ure. Shtrati i tij: ca batanije dhe tre thasë fjetjeje. Mendohet se numri i i pastrehëve në Berlin varion nga 4.000 deri në 10,000. Edhe pse temperatura është  7 gradë nën zero, Maik dhe shokët e tij nuk shkojnë në fjetoren e të pastrehëve për të kaluar natën.

Maik, 42-vjeç: "Po u ftoh koha edhe më shumë, do të shkoj atje vetëm për të marrë 2-3 batanije. Por do të rri këtu, sepse është njëqind herë më mirë se në fjetore."
Në fjetoret e të pastrehëve në Berlin ka 1.200 shtretër. Çdo natë mbeten të zbrazët mesatarisht nga 220 shtretër.

Maiku thotë: "Këtu kam qetësinë, kam shokët qe kujdesen për mua. Nuk po flasim për alkoolin. Por jam në rehatinë time këtu."

Në hyrje të fjetores së të pastrehëve ka kontroll të rreptë. Kush vjen këtu, duhet të respektojë rregullat: duhani, alkooli dhe droga janë tabu.

Maiku thotë se "po të shkosh aty i dehur ose të pish një gllënjkë birre para ndërtesës, ata të flakin jashtë." 

Për të pastrehët që flenë jashtë fjetoreve kujdesen vullnetarët. Ata udhëtojnë me "Autobuzin e Ngricës" nëpër qytet dhe kërkojnë nevojtarët. 

Yannick Büchle, një vullnetar, thotë se të pastrehët nuk duan të vijnë në fjetore, prandaj edhe ne përpiqemi t'i ndihmojmë atje ku janë: me ndonjë thes fjetjeje, çaj te ngrohte ose biseda. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco