VIDEO/ 'Anija tundej, uji u derdh brenda: sa për helikopterin...nuk ishte për të qeshur!'

VIDEO/ 'Anija tundej, uji u derdh brenda: sa për helikopterin...nuk ishte për të qeshur!'

07:42, 24/03/2019

Oslo – Helikopterët e shpëtimit evakuuan më shumë se 150 persona nga një anije luksoze lundrimi që iu prish motori të shtunën në mes të një stuhie në brigjet perëndimore të Norvegjisë.

Shërbimi i Shpëtimit Detar tha se “Viking Sky” me 1373 pasagjerë në bord dhe ekuipazhin, kishte dërguar sinjal të hënën kur po i drejtohet tokës në Detin Norvegjez.

Anija mbante 915 pasagjerë nga të cilët një numër i madh ishin nga SHBA dhe Britania, tha Shërbimi i Shpëtimit, pa dhënë më shumë detaje.

Ekuipazhi qe në gjendje t’i rivinte në punë katër motorët, anija ishte e ankoruar vetëm 2 km larg bregut dhe pasagjerët ishin të sigurt, megjithatë evakuimi u vendos të kryhej gjatë gjithë natës.

Rreth 155 vetë u evakuuan me helikopterë deri në orën 21:40, tha zëdhënësi i ekipit të shpëtimit, Per Fjeld. Pasagjerët u morën një nga një nga anija dhe u transportuan nga ajri në një fshat në veri të qytetit Molde të Norvegjisë.

“Ne ishim duke ngrënë drekë kur anija filloi të tundej. Dritaret u thyen dhe po futej ujë. Ishte kaos. Sa për udhëtimin me helikopter, do të doja ta harroja. Nuk ishte për të qeshur,” tha një pasagjer amerikan, John Curri për televizionin publik NRK./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment