FOTO-VIDEO/ Aksion si në filma, ja si u arrestua në Rumani anglezi më i kërkuar

FOTO-VIDEO/ Aksion si në filma, ja si u arrestua në Rumani anglezi më i kërkuar

22:47, 23/03/2019
A+ Aa A-

Njeriu më i kërkuar në Britaninë e Madhe, i akuzuar për vrasje në një bar të Londrës 4 vite më parë, është arrestuar sot  në Rumani.

Shane O’Brien, 31 vjeç nga Londra, ishte i arratisur që prej vitit 2015 dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e Josh Hanson, i cili ishte vrarë në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore. Ai ishte therur në qafë në prani të 40 dëshmitarëve të tmerruar.

Dy vite pas vrasjes policia angleze kishte vendosur një çmim prej 50,000 sterlinash kush jepte informacion mbi vrasësin.

Shane, i cili ishte në listën e më të kërkuarve në Britani, u zhduk nga radarët pasi fluturoi me një çarter privat jashtë vendit direkt pas vdekjes së viktimës.

Fotot e policisë tregojnë se i kërkuari kishte ndryshuar pamjen, pasi kishte rritur flokët dhe mjekrrën dhe ndërkohë kishte bërë një tatuazh të madh në shpinë në mënyrë që të mbulonte një tatuazh që mund ta identifikonte.

Ai mbuloi një tatuazh ku shkruhej ‘Shanon 15-14-16’...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco