Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ministrja jep dorëheqjen pse deklaroi një apartament nën kosto/ Sigurisht jo në Shqipëri

Ministrja jep dorëheqjen pse deklaroi një apartament nën kosto/ Sigurisht jo në Shqipëri

17:30, 23/03/2019
A+ Aa A-

Ministrja bullgare e Drejtësisë, Tsetska Tsacheva, ka dhënë dorëheqjen sot  pas denoncimeve në media se ajo dhe tre politikanë të partisë së qendrës së djathtë në qeveri (GERB) ka blerë apartament luksoz me çmim të ulët, bën të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë në Sofie.

Tsacheva mohoi fajin dhe i kërkoi Komisionit Anti-korrupsion të investigojë kushtet në të cilat ajo ka blerë apartamentin në një lagje luksoze të Sofjes së vjetër, vitin e shkuar.

Kryeministri Boyko Borissov, pranoi dorëheqjen e  saj pas takimit me të ditën e sotme, deklaroi zyra e shtypit.

“Të dy diskutuan marrëveshjen e pasurive të paluajtshme të lidhura me emrin e saj. Ministria Tsacheva i tha kryeministrit se ajo u largua dhe nuk donte që tensionet të ndikonin në punën e qeverisë”, deklarojnë nga qeveria bullgare.

Komisioni kundër korrupsionit filloi një hetim për pronat e blera vitin e kaluar nga zyrtarët.

Një nga katër politikanët, Tsvetan Tsvetanov, lider i grupit parlamentar të GERB, gjithashu ka mohuar fajin. Zëvendësministri i Sporteve dha dorëheqjen të shtunën.

Çështja doli në dritë në fillim të kësaj jave pasi seksioni i Radios së Lirë Europiane në Bullgari/Radio Liberty dhe Fondi Jo Qeveritar Kundër Korrupsionit publikuan hetimet e tyre mbi marrëveshjen pronësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco