Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tensionohet situata/ Ushtria indiane vret 7 pakistanezë

Tensionohet situata/ Ushtria indiane vret 7 pakistanezë

18:50, 22/03/2019
A+ Aa A-

Para një muaji Përplasja mes Indisë dhe Pakistanit ishin shumë të zjarrta. U duk sikur konflikti u qetësua, por situata kja marrë zjarr përsëri.

Forcat e sigurisë në Indi kanë vrarë 7 persona të cilët besohen të jenë militantë të forcave pakistaneze. Kjo ka bërë që tensionet mes dy vendeve të rriten dhe të vazhdojë përplasja e tyre për zonën e Kashmirit.

Policia tha se militantët i përkisnin Lashkar-e-Taiba dhe Jaish-e-Mohammad (JeM), dy grupime me aktivitet ushtarak që veprojnë në Pakistan. Ky sulm mund të jetë hakmarrës, pasi më herët organizatat në fjalë besohet se kanë kryer vrasje të forcave militare indiane.

India ka nisur disa herë ofensive ushtarake në Kashmir, një rajon që pretendohet edhe nga Pakistani, ndërsa kontrollohet pjesërisht prej të dyja kombeve të mëdha. Pakistani mohon dhënien e mbështetjes materiale militantëve në Kashmir, por thotë se ajo siguron mbështetje morale dhe diplomatike për vetëvendosjen e njerëzve të Kashmirit.

Autoritetet indiane gjithashtu ndaluan të premten një organizatë tjetër separatiste në Kashmir, Jammu dhe Frontin e Çlirimit të Kashmirit. Kryetari i saj Yasin Malik u burgos këtë muaj sipas një ligji që lejon që të dyshuarit të mbahen në burg deri në dy vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco