Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Brexit/ Ja data zyrtare kur Britania lë Bashkimin Europian

Brexit/ Ja data zyrtare kur Britania lë Bashkimin Europian

17:21, 22/03/2019
A+ Aa A-

Brexit ka sjellur shumë probleme për Britaninë e Madhe. Ishte kryeministra Theresa May që dje ishte në Bruksel për të kërkuar shtyrje të Brexit.

Pas takimit me Juncker dhe Tusk shtyrja e Brexit u vendos në dy variante:

Në skenarin e parë, Parlamenti anglez duhet të kalojë akordin aktual të dakordësuar mes Bashkimit Europian dhe qeverisë britanike, çka do të lejonte shtyrjen e procesit të shkëputjes deri më 22 maj. Ndërsa në skenarin e dytë, nëse marrëveshja jonë refuzohet përsëri nga deputetët, Këshilli Europian pranon që data e Brexit të jetë 12 prilli,"-tha Tusk.

Presidenti Junker tha se me propozimet e fundit, vendet e Bashkimit Europian kanë bërë mjaft lëshime ndaj palës britanike, dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër për t'u negociuar.

Me deklaratën e tyre u solidarizua edhe kryeministrja Mej, e cila u bëri thirrje kolegëve të saj në parlament të bëjnë zgjedhjen e duhur.

"Nëse marrëveshja për Brexit nuk kalon as javën tjetër, do na duhet të trokasim sërish në dyert e Bashkimit Europian, dhe me gjasë një shtyrje e mëtejshme e procesit të daljes do të nënkuptonte pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në BE. Mendoj se qytetarët britanikë në vitin 2016 e bënë zgjedhjen e tyre që kjo mos të ndodhte përsëri,"-tha May.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth një peticioni për anulimin e Brexit që deri tani ka marrë mbi dy milionë firma, kryetarja e qeverisë britanike tha se ky veprim do të konsiderohej një tradhti ndaj shumicës së popullit që votoi në referendum tri vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco