FOTO/ Mediat botërore shkruajnë për vrasjen e 7 vjeçarit

FOTO/ Mediat botërore shkruajnë për vrasjen e 7 vjeçarit

17:09, 22/03/2019
A+ Aa A-

Një grua e moshur theri për vdekje një djalë 7 vjeçar në Basel të Zvicrës. Ngjrja e rëndë shokoi të gjithë botën.

Mediat më të mëdha botërore kanë shkruar për krimin e bëri nga 75 vjeçarja.

The Guardian” shkruan se djaloshi u godit me thikë teksa po kthehej në shtëpi, shumë pranë shkollës së tij.

Fëmija u sulmua duke ecur vetëm në qytetin veriperëndimor të Bazelit. Mësuesi i djaloshit me origjinë nga Kosova e gjeti të miturit të shtrirë në tokë dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë, 7-vjeçari nuk mbijetoi dot. Gruaja e moshuar ka pranuar krimin dhe u arrestua. Forcat policore të Baselit tha se hetimet për rastin vazhdojnë.

Si ndodhi ngjarja? Sipas hetuesve, djali po largohej nga shkolla në orën lokale 12:45 minuta në St Galler-Ring. Djali u plagos rëndë nga e moshuara me anë të një thike dhe u shtri në trotuar. Ai u gjet i vdekur nga mësuesi, që pak më vonë kaloi pak më tutje me biçikletë.

Edhe BBC shkruan për ngjarjen e rëndë në Zvicër, ku mbeti i vdekur një djalë 7 vjeç, sikundër edhe media të tjera të rëndësishme globale dhe europiane.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco