ISIS bën sulme terroriste për festën e Novruzit

ISIS bën sulme terroriste për festën e Novruzit

22:13, 21/03/2019
A+ Aa A-

Festimet për ditën e Novruzit në Afganistan u përgjakën nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik. Sipas autoriteteve të paktën gjashtë veta mbetën të vrarë dhe 21 të tjerë u plagosën.

Duhet të ishte një ditë festive për të kremtuar vitin e ri persian, për komunitetin shiit të Afganistanit, por e enjtja u përgjak nga sulmet e njëkohshme që tronditën kryeqytetin, Kabulin.

Grupi militant “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për sulmet.

Ato ndodhën gjatë ditës së Novruzit, një festë e lashtë persiane që shënon fillimin e pranverës, por që kundërshtohet nga islamikët ekstremistë, të cilët thonë se ajo nuk i përket islamit.

Autoritetet thanë se të paktën gjashtë veta mbetën të vrarë nga sulmi dhe 21 të tjerë u plagosën.

Shefi i Shërbimit të Emergjencës së Kabulit, Muhammad Asim, tha se mes të plagosurve ka edhe dy fëmijë janë.

Për sulmin pati informacione kontradiktore. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se ekstremistët hodhën bomba mortaja.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në një njoftim tjetër tha se ishin lëshuar tre raketa në drejtim të shtëpive të popullsisë civile.

Grupi militant i Shtetit Islamik tha përmes një mesazhi se “ushtarët e kalifatit” shpërthyen tre eksplozivë afër memorialit shiit Kart-e Sakhi e sipas tyre gjatë sulmit kanë humbur jetën 50 veta.

Autoritetet thanë gjithashtu se policia arrestoi sulmuesin dhe siguroi zonën përreth memorialit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco