'Lord' i kokainës dhe i luksit, dënohet shqiptari në Angli

'Lord' i kokainës dhe i luksit, dënohet shqiptari në Angli

21:35, 21/03/2019
A+ Aa A-

Shqiptarët prej kohësh janë cilësuar si ‘Lordët’ e drogës në Angli. Ludvik Guraj është arrestuar me 15 vite burg nga gjykata e Londrës.

33 vjeçari konsiderohet si ‘koka’ e një grupi trafikimi të kokainës.

Sipas drejtësisë britanike, shqiptari ishte tregtar i madh i kokainës dhe është shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro tek përdoruesit në të gjithë Londrën dhe në juglindje, raporton Dailymail.

Shqiptari jetonte në një apartament luksoz në Greenford dhe u arrestua në dhjetor të vitit 2017. Ai  përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

33-vjeçari kishte publikuar një video në internet ku tregonte jetën luksoze që bënte dhe njihej si ‘perandor’ i kokainës. Gjithashtu ai shëtiste me Lamborghini, shijonte pushimet me motorskaf dhe kishte stoli të shtrenjta.

Policia britanike nëpërmjet pajisjeve celulare  arriti të bëjë lidhjen e tij dhe me 14 individë  të tjerë të cilët merreshin me shitjen e kokainës.

 

 

Shikoni fotot e mafiozit shqiptar:

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco