Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Bëri aleancë me Rusinë, SHBA pezillon dorëzimin e avionëve F-35

Bëri aleancë me Rusinë, SHBA pezillon dorëzimin e avionëve F-35

19:36, 21/03/2019
A+ Aa A-

Fakti që Turqi po bën pakte ushtarake me Rusinë, ka acaruar së tepërmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila pritet të marrë një vendim këto kohë për avionët F-35.

Shtetet e Bashkuara mund të pezullojnë së shpejti përgatitjet për lirimin e avionëve luftarakë F-35 Turqisë, thanë zyrtarët amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky do të ishte sinjali më i fortë i Uashingtonit se Turqia, aleate e NATO-s, nuk mund të ketë njëkohësisht aeroplanë të avancuar amerikanë dhe një sistem rus S-400 të mbrojtjes ajrore.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ta bindin Presidentin Recep Tayyip Erdogan se blerja e sistemit rus të mbrojtjes ajrore do të kompromentonte sigurinë e avionëve luftarakë F-35.
“S-400 është një kompjuter, edhe F-35 është një kompjuter.

Nuk mund të lidhësh kompjuterin tënd me atë të kundërshtarit dhe në fakt pikërisht kjo do të ndodhte, tha për agjencinë Reuters Katie Wheelbarger, ndihmës sekretare e mbrojtjes për sigurinë ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco