Brexit/ Britania humb 57.3 miliard euro

Brexit/ Britania humb 57.3 miliard euro

18:03, 21/03/2019
A+ Aa A-

Brexit ka futur në një udhëkryq i cili mund të ketë edhe pasoja të forta ekonomike për Britaninë e Madhe.

Në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, Britanie e Madhe do të humbë 57,3 miliardë euro në vit, ose rreth 900 euro për banor, dhe BE 40,4 miliardë, sipas një raporti të paraqitur sot nga një studim i institutit ‘’Bertelsmann’’.

Përveç Britanisë së Madhe, Gjermania (9,5 miliardë euro) dhe Franca (7,73) pritet të kompletojnë podiumin e shteteve më të prekura nga Brexit.

Asnjë shtet i BE-së nuk i shpëton ndikimit negativ as Malta (31 milionë euro) si dhe Qirpo (-42 milionë euro).

Studimi tregon gjithashtu se rajonet më afër Britanisë së Madhe do të jenë më të prekura nga Brexit, cilido qoftë skenari, për shkak të rritjes së çmimeve diçka e pritshme dhe pasojave mbi prodhimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco