Tronditet establishmenti në Holandë/ Partia anti-emigracion fiton zgjedhjet lokale

Tronditet establishmenti në Holandë/ Partia anti-emigracion fiton zgjedhjet lokale

17:17, 21/03/2019
A+ Aa A-

Një parti anti-emigracion ka tronditur skenën politike në Holandë duke fituar mazhorancën në zgjedhjet provinciale.

Forumi për Demokraci, i kryesuar nga Thierry Baudet, projektohet të ketë të njëjtën numër ulësesh në senatin holandez me partinë e kryeministrit Mark Rutte, shkruan "Daily Mail".

Në fjalimin e tij para mbështetësve, Baudet u shpreh se arroganca e elitës politike u ndëshkua, ndërsa kujtojmë se zgjedhjet u zhvilluan dy ditë pas sulmit terrorist në Utrecht.

"Ne jemi duke qëndruar në rrënojat e asaj që dikur ishte qytetërimi më i bukur në botë", u shpreh ai pas fitores..

Kryeministri Rutte është një figurë me ndikim në Evropë, përfshirë edhe negociatat me Brexit, por rezultatit i fundit e detyron të bëjë koalicion me parti të tejra për të mbajtur qeverinë.

Ditët e fundit ai tërheqi vëmendjen me deklaratat e forta kundër Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me Brexit.

"Kush do të mbetet i dobët nga Brexit është Mbretëria e Bashkuar. Ajo tashmë po dobësohet, është një vend në rënie në krahasim me dy apo tre vjet më parë. Ajo do të bëhet një ekonomi me përmasa mesatare në Oqeanin Atlantik. Nuk është as SHBA, as BE. Është tepër e vogël për t'u paraqitur në skenën botërore”, deklaroi ai.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë forcën e qëndrueshme të populizmit ekstrem të djathtë në Holandë.

Zgjedhjet provinciale përcaktojnë përbërjen në Senat, ku qeveria e Rutte ka humbur shumicën e saj.

Sipas mediave holandeze, në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, Forumi i Demokracisë pritet të marrë 12% të votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco