Kryeqyteti i Kazakistanit merr emrin e liderit të gjallë: Nursultan

Kryeqyteti i Kazakistanit merr emrin e liderit të gjallë: Nursultan

07:17, 21/03/2019
A+ Aa A-

Kazakistani ka ndryshuar emrin e kryeqytetit të tij nga Astana në Nursultan si shenjë nderimi për liderin në shkuarje, Nursultan Nazarbayev, i cili ka dhënë dorëheqje papritur ditën e martë.

Ky ndryshim është bërë i ditur pasi Kassym-Jomart Tokayev është betuar si president, duke u zotuar se do të kërkojë mendimin e paraardhësit të tij për vendime kyçe. Nazarbayev, 78 vjeçar, ka shërbyer 30 vjet si lider i këtij shteti, shkruan REL.

Ndërkohë, vajza e tij e madhe është emëruar kryetare e Dhomës së Lartë të parlamentit.

Emërimi i Dariga Nazarbayeva në pozitën e dytë më të lartë në këtë shtet ka ngritur pyetje nëse ajo do të jetë pasaardhësja e babait të saj në të ardhmen.

Babai i saj, që është udhëheqës i partisë në pushtet, do të vazhdojë të jetë në krye të Këshillit për Siguri në këtë shtet dhe do të mbajë titullin, Lider i Kombit. Megjithatë, analistët kanë thënë se ende është shumë herët për të treguar se kush do të garojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Astana, që nënkupton “kryesor” në gjuhën kazake, është bërë kryeqytet i Kazakistanit më 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/03/2019 09:09

Sa bukur Kazakistani! Shëmbëllin duhet ta ndjekë edhe Albanistani, ta quajë Tiranën EDRAM, (Tiran, ëëëë sa emër i keq, simboli i gjithë tiranëve që e kanë sunduar). Kështu të mbetet në histori më i madhi, më i gjati, më kokmadhi, më i çmenduri. Çudi se si nuk i ka shkuar në mëndje Eliza Spjerdhopallës për ta propozuar. Ndërsa Erioni hesht sepse e ruan për vehte, sigurisht.

Shto koment

Denonco